BIOGRAFIA
Zana Zeqiri u lind më 1.12.1965 në Prishtinë. Tërë shkollimin dhe përvojën e gjatë në punë e realizoi në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i përfundoi më 1984, ndërsa SHLP me 1992 duke e fituar titullin mësuese klasore. Në vitin 2004, përfundoi Fakultetin e Mësuesisë duke e marrë thirrjen - Profesoreshë e ciklit të ultë. Që nga viti 1990 gjerë më 2004 punoi si mësuese klase në shkollën publike ”Hasan Prishtina” ku dy herë me radhë u shqua për punën si mësuese e dalluar. Në vitin 2004 kaloi në shkollën jo publike fillore dhe të mesme të ultë “ Mileniumi i Tretë” si mësuese klase. Edhe këtu nxënësit e klasës së saj dalloheshin me arritje dhe suksese të vazhdueshme. Në po të njëjtin institucion që nga viti 2009-2013 punoi si ndihmës drejtoreshë e ciklit të ultë fillor.
Gjatë kësaj periudhe ka ndjekur shumë trajnime e kurse si: Mësimi i bazuar në projekte; Vlerësimi i diturive, i shkathtësive dhe i shprehive të nxënësve; Hartimi I PZHSH; Edukimi për të drejtën shoqërore; të cilat u realizuan në Qendrën për Arsimin e Kosovës (KEC), MASHT, BEP dhe GIZ .
Të gjitha punëtoritë e përmendura ndikuan në zhvillimin profesional të saj në spektër të gjerë arsimor si në fushën e mësimdhënies po ashtu edhe në fushën e udhëheqjes arsimore. Shquhet si fasilituese e shumë programeve të mësimdhënies dhe udhëheqjes arsimore.
Në vitin 2003-2004 certifikohet si trajner për mësues mentor. Në vitet 2004-2006 merë pjesë si recensente e librave shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasën e parë dhe të dytë. Titullin për trajner të programeve HpP dhe MKLSH i merr gjatë vitit 2005/2006. Në vitet 2008/09 punon me ekipin e Ekspertëve për përpilimin e kërkesave për nivelin e tretë në gjuhën shqipe (Provimi i Maturës). Në vitin 2010 merr pjesë si anëtare e grupit në përpilimin e Kornizës së vlerësimit të standardeve në matematikë për kl-V.
Më 2011 certifikohet si trajner në programin e përshtatur për fasilitatorë dhe tutorë për komunitetin RAE. Në vitin 2012 hartoi modulin e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit bazuar në standarde mbi Edukimin e Fëmijërisë së Hershme me qëllim të ngritjes së cilësisë në edukim parashkollor. Po këtë vit ndjek Kursin sipas Standardeve (lexim, matematikë dhe geogebër) për Fasilitator Shkollor të Programit për Arsim Themelor si dhe certifikohet si kryefasilituese për: Këshillin drejtues të shkollës, Programin e drejtorëve të shkollave, Vlerësimin Formativ. Aktualisht fasiliton mësimdhënësit e Kosovës për KKK dhe KB në fushën e gjuhëve dhe komunikimi, drejtorët e shkollave të Kosovës dhe KDSH në rolin e kryefasilituesit.
Puna me përkushtim, qasja serioze ndaj obligimeve dhe përgjegjësive që i jepen, bashkëpunimi, korrektësia, të mësuarit gjatë gjithë jetës ..... janë disa nga virtytet e shumta që e karakterizojnë personin në fjalë.