Të arriturat e shkollës 2006 - maj 2011
Me vendimin e KK të Prishtinës nr.60-456 është themeluar shkolla. Me vendimin e MASHT-it nr.49-01-V të datës 1/07/2004 shkolla është emëruar me emrin e mësuesit dhe veprimtarit të devotshëm “Hilmi Rakovica”.
Gurëthemeli për ndërtimin e shkollës është vënë më 02/07/2004, me ç’rast me të njëjtën ditë jemi njohtuar me emrin e shkollës. Për ndërtimin e shkollës mjetet i siguroi MASHT-i, nga banka botërore . Shkolla ka pasur 17 klasë mësimore, 5 laboratorë, sallën e arsimtarëve, zyrën e drejtorit, zyrën e sekretarit dhe disa objekte të tjera përcjellëse, kurse tani ka 24 dhoma mësimi , 5 kabinete, laboratorin e informatikës , atelenë e artit , sallën e edukatës fizike , dhe objekte tjera përcjellëse.Në fillim shkolla kishte 2645m2 , kurse tani ka 4580m2.
Më 04/09/2006, shkolla i hapi dyert për herë të parë për t’i pranuar nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Nxënësit kryesisht erdhën nga shkolla fillore “Asim Vokshi” dhe nga “Zenel Hajdini”, mirëpo një numër i nxënësve erdhën nga disa shkolla të qytetit dhe rrethinës. Tani mësimet i ndjekin 1450 nxënës nga parafillorët deri në klasën e nëntë të ndarë në 42 paralele. Mesatarja e nxënësve në klasë është 36.8. Me këta nxënës punojnë 51 mësimdhënës.
Stafi tjetër i shkollës është : Drejtori, sekretari,mjeku i shkollës , motra medicinale , bibliotekarja, 9 punëtorë teknik, shtëpiaku dhe 2 roje.Shkolla punon në dy ndërresa.
Fillimisht vështirësit ishin mjaftë të theksuara në mungesë të inventarit dhe infrastrukturës, mirëpo duke u mbështetur nga MASHT-i dhe Qeveria Komunale e Prishtinës dhe USAID-i , tani kemi një gjendje më të mirë por, shkolla ka nevojë për paisje me mjete mësimore, mjete kabinetike e laboratorike.
Në vitin shkollor 2010/2011, janë realizuar dy projekte vitale në zgjërimin e hapësirës shkollore siç janë: ndërtimi i sallës së edukatës fizike dhe 12 dhomave të mësimit. Këto dy projekte janë financuar nga USAID-i dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës. Padyshim këto dy projekte kanë krijuar kushte shumë të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive. USAID-i ndihmoi shkollën në paisje të laboratorit të informatikës me 32 laptopa , 1 kinoprojektor, me një Device Printer dhe me rrjetin e internetitit.
Drejtoria e shkollës rëndësi të veqant i ka kushtuar rregullimit të ambientit të jashtëm , tani kemi kënde të gjelbëruara , ujvarën dhe fushën sportive .
Duke i paraqitur të gjitha këto të arritura të shkollës në periudhën 2006/2011 në infrastrukturën e gjithëmbarshme , drejtoria e shkollës është përkujdes edhe në avancimin profesional t ë mësimdhënësve dhe stafit tjetër të shkollës .
Të gjithë arsimtarët kanë mbaruar trajnime për mësimdhënie dhe mësimnxënie për të aplikuar metodologjinë bashkëkohore në të nxënit e njohurive të nxënësve . Tani në shkollë zbatohen të gjitha metodat e reja të mësimit si : puna me nxënësin në qendër , të mësuarit kritik përmes lexim shkrimit , metodat më avancuese të vlerësimit , vlerësimi përmes testit , vlerësimi formativ , gjithëpërfshirja në vlerësim , aplikimi i teknologjisë bashkëkohore në mësim , aplikimi i teknologjisë në mësimdhënien e gjuhës angleze dhe me të drejtë themi se sh.f.m.u “ Hilmi Rakovica “ është shtëpi e të nxënit të njohurive të reja , prandaj plotëson standartet e një shkolle bashkëkohore.
Shumica e mësimdhënësve kanë mbaruar trajnimin e ECDL – it , kurse pjesa tjetër është në mbarim e sipër .
Përveq mësimit të rregullt në shkollë zhvillohen edhe aktivitete të lira nga të gjitha grupet artistike me ç’rast i japin shkollës ngjyrë festive me programet e tyre kulturo – artistike me rastin e festave të ndryshme ( Dita e shkollës , festat kombëtare apo shtetërore ) .
Zëri i fëmijëve në shkollë ndëgjohet nga të gjitha strukturat e shkollës , të cilin zë e ngrisin përmes organeve të tyre si : Parlamenti i nxënësve , Komiteti i shkollës dhe Organizata për të drejtat dhe liritë e fëmijës .
Nga këto organizata , organizohen debate të ndryshme me tema nga jeta e përditëshme e fëmijëve dhe debate kundër dukurive negative në shoqëri .
Me rastin e pesë vjetorit të themelimit të shkollës , shkolla nxori Monografinë e shkollës dokument që vërteton të arriturat e shkollës për pesë vite.
Për çdo vit , shkolla nxjerrë revistën e nxënësve “ Pëllumbat “ .
Shkolla ka një bashkëpunim të mirë me prindërit dhe komunitetin , të cilët vazhdimisht ndihmojnë shkollën sipas kërkesës së drejtorit të shkollës .
Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan në krijimin e kushteve sa më të mira për punë në këtë Tempull të diturisë, mirëpo shpresojmë që edhe në të ardhmen do të kemi përkrahje në kërkesat tona. Urime të veçanta iu urojnë nxënësit dhe prindërit.