Jeta dhe Vepra e Hilmiut
Kush ishte “Hilmi Rakovica”
Hilmi Rakovica u lind në Prishtinë më 07/07/1940. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të normales e kreu në Prishtinë e më vonë studioi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Veprimtaria pedagogjike e Hilmiut
Pas kryerjes së Normales në vitin 1962, filloi punën si mësues në Mramor, për t’a vazhduar pas një ndërprerje bukur të gjatë edhe në fshatrat Miradi, Dabishec dhe në Lipjan. Në të gjitha këto shkolla ku punoi Hilmiu tregoi rezultate të shënuara në arsimimin e brezave të rinjë. Të gjithë ata që patën rastin t’a njohin e të punojnë me të, e kujtojnë si një shokë të mirë, mësues dhe pedagog të vërtetë, kurse nxënësit e përkujtojnë me respekt dhe epitet.
Veprimtaria letrare e Hilmiut
Hilmi Rakovica kishte dashuri ndaj Lirisë, Kosovës, Popullit, Familjes dhe Shokëve. Por Hilmiu, kishte edhe një dashuri të posaqme ndaj krijimtarisë poetike të cilën e kultivonte si nxënës, si mësues e më vonë si i burgosur politik në burgjet serbe për shumë vjet. Hilmiu filloi të merret me poezi si nxënës i fillores. Vjershat dhe tregimet e tij janë botuar në “Rilindje”, “Zëri i rinisë”, “Flakën e vëllazërimit”, “Pioner”, etj. Ai shkroi vjersha për fëmijë dhe të rritur. Në çdo vjershë mbretëron ndjenja e tij e pastër, dashuria ndaj punës, arsimit, atdheut, lirisë, vuajtja nga shtypja e gjatë dhe mbi të gjitha ndjenja poetike.
Veprimtaria patriotike e Hilmiut
Hilmi Rakovica do të mbetet i pa harruar për veprimtarinë e tij patriotike. Qysh si nxënës i Normales, Hilmiu e sheh se në çfarë gjendje ishte jeta e shqiptarëve në Kosovë.
Në pamundësi për të marr far aksionesh për përmirësimin e asaj gjendje, vendosi për të kaluar në Shqipëri. Mirëpo në kufirin politik Shqiptaro-Jugosllav zihet dhe futet në burg. Pas lirimit nga burgu vazhdon për të kërkuar shtigje për veprimtari patriotike.
Në vitin 1964 ishte njëri prej themeluesve të Organizatës, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” e themeluar në Prishtinë nga Adem Demaçi.
Veprimtaria e Hilmiut në kuadër të kësaj Organizate politike ka qenë posaqërisht e suksesshme pas formimit të grupit të të rinjëve.
Drejtë përsëdrejti me organizimin e Hilmiut ishin kryer disa aksione si p.sh.: më 17 qershor 1964 është kryer ngritja e Flamujve në Prishtinë, Vushtrri dhe në Podujevë si dhe shkrimi i disa parullave.
Më 4 Korrik 1964, kishte organizuar ngritjen e flamujve në Prishtinë, Podujevë e Orllan si dhe mbi varrin e mësuesit e patriotit Llapjan Shaban Shalës, që ishte mbytur në mënyrë mizore nga UDB-a në Prishtinë.
Pas një aktiviteti shumë intensive në kuadër të kësaj organizate Hilmiu zbulohet dhe burgoset në Prishtinë më 8 Korrik 1964. Hilmiu dënohet me 4 shokë të organizatës me: Shefqet Jashari, Vezir Uka, Enver Mehmeti dhe Selmon Berisha me dënim prej 4 deri në 10 vite burg të rëndë. Hilmiu dënohet 10 vite burg të rëndë.
Hilmiu mbahet i fortë gjatë hetimeve, gjatë dënimit dhe gjatë vuajtjes së dënimit nëpër burgjet e Prishtinës, Nishit, Lepogllavës dhe Pozharecit. Nga burgu lirohet më 8 korrik 1968.
Hilmiu do të mbetet në kujtesë të shokëve që patën rastin të punojnë e të veprojnë me të si i urtë, i sinqertë, i besueshëm, modestë dhe shumë i afërt. Për zemrën e madhe të Hilmiut dhe karakterin e fortë të tij na flasin edhe fjalët e vëllait të Hilmiut, Hysenit, i cili pasi kishte marrë lajmin se i kishte lindur Hysenit djalë, pesë ditë para se të vdiste nga sëmundja e pa mëshirshme që e kishte marrë në burgjet serbe i thotë të vëllait: “Pra vëlla ne Rakovicët prapë do të mbesim në të njëjtën numër. Një paska ardhur në jetë e tjetri do të shkojë, le të quhet Gramos”.
Kjo ishte njëra prej dëshirave të Hilmiut para se të vdiste më 09.01.1971.
Shkolla jonë me krenari do t’a mbajë emrin e mësuesit e atdhetarit të madh “Hilmi Rakovica”.
LAVDI VEPRËS DHE JETËS SË HILMIUT, LAVDI!